Fitzgerald: Strukturat paralele në Kosovë, të papranueshme

KFOR-i do të jetë i gatshëm të reagojë në rast se strukturat paralele do të cënonin sigurinë në vend. Kështu është shprehur Komandanti i Forcave të Përbashkëta të NATO-s admirali amerikan Mark Fitzgerald gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë.Komandanti amerikan theksoi se KFOR vepron në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe ka për detyrë që të ndërhyjë kur cënohet kjo rezolutë.
"Kur flas për struktura paralele, nuk mund ti specifikoj se kujt i përkasin ato, mirëpo çdo strukturë paralele që mund cënojë sigurinë do të ketë përgjigje nga KFOR-i.Ne jemi këtu në bazë të Rezolutës 1244, për të ofruar një ambient të sigurt,dhe kushdo që ta cënojë atë do të përballet me ne. Shumica e këtyre problemeve i takojnë politikës dhe si të tilla duhet të gjejnë një zgjidhje politike dhe nuk mund të them se KFOR nuk do të jetë i përfshirë në to.Ne do të jemi këtu për t’i vëzhguar dhe për të reaguar nëse situata del jashtë kontrollit dhe bëhet e dhunshme", thote Mark Fitzgerald, komandant i Forcave të Përbashkëta të NATO-s.
Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës,nga një forcë për ndërhyrje emergjente në një ushtri të rregullt,sipas Fitzgerald,varet nga institucionet e Kosovës dhe jo nga NATO.
"Ne do të trajnojmë këtë forcë që do t’i përgjigjet situatave emergjente,sic mund të jenë shpërthimet e ndryshme, ndihma mjekësore, kërkim-shpëtimi, sin ë rastin e përmbytjeve në Shqipëri.Por për kohën se kur do të jetë e gatshme kjo forcë për të rritur kapacitetin e saj,kjo varet nga institucionet e Kosovës dhe synimet e tyre përtë ardhmen", vijoi Fitzgerald.
Admirali Fitzgerald tha se reduktimi i trupave të KFOR-it në fund të janarit të këtij viti, tregon se në Kosovë është krijuar një ambient i sigurt. Sipas tij, Policia e Kosovës po merr përgjegjësitë e saj me sukses për të ofruar siguri për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Shkëlzen Osmani