Kosovë, rivotohet në Gjilan më 14 mars
GJILAN- Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që rivotimi për kryetar komune në Gjilan të mbahet më 14 mars.
Në Gjilan garon Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike. Fushata e tyre parazgjedhore do të mbahet nga 8 deri më 12 mars.
Vendimi i sotëm për Gjilanin pason shqyrtimin e akuzave për manipulim votash nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, shqyrtimin e ankesës ndaj këtyre akuzave nga Gjykata Supreme dhe rekomandimin e fundit të KZAP-it për përsëritjen e votimeve në këtë qytet.
(m.a/rel/BalkanWeb)