E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshton: E ardhmja e Bosnjës në BE

SARAJEVE- Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, filloi sot turneun Ballkanik, ku Bosnja është ndalesa e parë.

Në Sarajevë ajo deklaroi se ka tre mesazhe për Bosnjën. “Së pari Bosnja është një shtet me tre komunitete, së dyti e ardhmja e vendit është në Bashkimin Evropian dhe së treti ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë vendin tuaj të përmbushë aspiratat e veta”, tha Eshton.

Pasditen e sotme Eshton viziton Beogradin. Kurse nesër shefja e diplomacisë evropiane do të qëndrojë në Kosovë. Në prag të vizitës në Kosovë, Eshton theksoi se në Prishtinë ajo do të diskutojë “përparimin në rend dhe ligj, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar si dhe qeverisjen e mirë”.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›