E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, arrestohet pjestari i bandës së Lul Berishës, Edmond Koçi

Durrës- Policia e Durrësit në bashkepunim me RENEA-n kanë vënë mbrëmë në pranga shtetasin Edmond Koçi i njohur me pseudonimin Mond Çeliku. Ky person etiketohet si anëtar i bandës së Lul Berishës dhe dyshohet për vrasje.

Arrestimi i tij nuk ka qenë i lehtë për forcat e policisë. Ai ka nxjerrë pistoleten sapo ka nuhatur rrethimin e zonës. Mond Çeliku ishte në një lokal Eurollo në lagjen nr.4 ne Durres, kur u kap. Burime nga policia bëjnë të ditur se ai tentoi të qëllonte në momentin që pa forcat e policisë në derën e lokalit. Por kanë qenë oficerët e RENEA-s ata që e kanë neuralizuar në vend të fortin e bandës.  

I është bllokuar pistoleta me një krehër me fishekë. Një plumb i pistoletës iu gjet në fole gati për shkrepje. Policia e lidh arrestimin e tij edhe me disa vrasje që kanë ndodhur kohët e fundit në Durrës, përpos akuzave të mëparshme ndaj tij, në kohën kur ishte pjesetar bande. Kjo organizate mafizize kriminale, është shpartaluar, kapoja Lul Berisha gjendet në burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›