E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokurorja: Blagojeviç pritet te japë dorëheqjen

Gevernatori i Ilinoisit Rod Blagojeviç, i cili u përfshi kohët e fundit në një skandal në sektorin finaciar, mund të japë dorëheqjen nga detyra e tij, njoftoi sot shefja e zyrës ligjore të shtetit të Ilinoisit, Lisa Madigan.

“Na është bërë e ditur se ekziston mundësia që guvernatori të deklarojë, në fillim të javës se do të japë dorëheqjen nga detyra e tij aktuale”, u shpreh prokurorja e përgjithshme e shtetit të  Ilinoisit, Lisa Madigan për programin e rrjeti televiziv amerikan NBC.

Blagojeviç u akuzua javën e kaluar për favore politike në këmbim të parave, përfshirë edhe një përpjekje për të “shitur” vendin e senatorit të Ilinoisit në Senatin amerikan, që mbahej nga përesidenti i zgjedhur Barack Obama, pas fitores së këtij të fundit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›