E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm në Afganistan, vriten 4 policë

Një sulm kamikaz shkaktoi sot vdekjen e katër policëve në qytetin jugor afgan të Kandaharit, deklaroi policia lokale. Shtimi i dhunës gjatë këtij viti në Afganistan, periudha më e përgjakshme që nga vitit 2001 kur talebanët u rrëzuan nga pushteti, ka rritur shqetësimet për prespektivën e stabilitetit në vend pavarësisht shtimit të trupave të huaja.

Të rrëzuar nga pushteti në vitin 2001, talebanët mbështeten kryesisht tek sulmet kamikaze me bomba, si pjesë të fushatës së tyre për të rrëzuar qeverinë afgane, të mbështetur nga Perëndimi dhe për dëbimin a trupave të huaja që komandohen nga NATO dhe nga SHBA-ja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›