Durrës, autobusi përplas për vdekje 27-vjeçarin

Një 27-vjeçar nga Durrësit ka gjetur vdekjen sot në një aksident rrugor.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se viktima është shtypur nga një autobus i linjës urbane brenda qytetit.
Policia tha se viktima ishte këmbësor kur është goditur nga autobusi. Policia shkoi në vendin e ndodhjes së aksidentit, duke nisur hetimet për të sqaruar plotësisht ngjarjen.