Durrës, urbani përplas për vdekje 27 vjecarin
DURRES-Një kalimtar është aksidentuar pë vdekje rreth orës 10:30 minuta të paradites së sotme në qytetin e Durrësit
Ngjarja ndodhi pranë sheshit “Pranvera” në Durrës kur një autobus urban plot me pasagjerë që po kalonte në shesh përplasi 27 vjecarin Julian Shiti që po kalonte rrugën në ato momente. Përplasja ka rezultuar fatale për të riun që ka mbetur i vdekur nga plagët e marra. Ngjarja ndodhi para syve të dhjetra pasagjerëve të autobusit që u alarmuan nga situata.
Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.
(d.b/BalkanWeb)