E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci/Shtyhet seanca, mungonin avokatët

Seanca për çështjen e tragjedisë se Gërdecit është shtyrë sërish.

Ndërsa pritej që kjo seancë e radhës të zhvillohej sot në gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, mungesa e 4 avokatëve shkaktoi edhe anulimin e saj.
Gjatë seancave të shumta, dëshmitarët kanë nisur të japin dëshmitë e tyre lidhur me çka ndodhi në ditën e 15 marsit 2008 dhe të gjitha rrethanat që e parapërgatitën atë.

Në procesin për tragjedinë e Gërdecit ku shpërthyhen depot e armëve dhe mbetën të vdekur 26 persona janë marrë të pandehur nga Prokuroria 29 persona, që kanë qenë punonjës të ministrisë së Mbrojtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›