Tiranë, grimcate pluhurit janë4-fishuar
TIRANE-Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik deklarojnë se ndotësit e ajrit në Tiranë, jo vetëm që i kanë kaluar normat e lejuara të vendosura nga BE-ja dhe OBSH-ja, por ato janë disa herë më të larta. "Një nga ndotësit më problematikë mbeten grimcat e pluhurit, norma e të cilave është katërfishuar". Kështu shprehet specialisti i ISHP-së për monitorimin e ajrit, Agron Deliu. Ai thotë se shkaku i rritjes së normës së grimcave janë gjendja jo e mirë e rrugëve në Tiranë. Por, ndotjen e ajrit në Tiranë e pranojnë dhe drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit. Zv/ministri Taulant Bino deklaron se ndotja e ajrit në Tiranë është tepër e lartë, duke e renditur këtë të fundit si kryeqytetin më të ndotur në Europë. Kjo sipas Binos, vjen si pasojë e mungesës së hapësirave të gjelbra, të cilat nuk janë sa duhet, por edhe rrugëve si pasojë e punimeve, për të cilat Bashkia e Tiranës nuk plotëson parametrat mjedisore.
"Dioksidi i azotit është gati pranë normave të BE-së, ndërsa grimcat e imëta e të ashpra janë katër herë mbi normë në pikën e qendrës siç e patë aty. Ndërsa për grimcat fine mund të themi se janë dy herë mbi normë. Përmbajtja më e lartë e grimcave PM10 në qendrën e Tiranës tregon që rrugët nuk janë të mira. Të gjitha këto të kombinuara me një trafik të çrregullt përfundojnë në mushkëritë e qytetarëve të Tiranës", - thotë Agron Deliu, specialist i ISHP-së.
Për herë të parë në vendin tonë, prej një muaji specialistët e ISHP-së po bëjnë matje nëpërmjet dy pikave, në qendër të Tiranës dhe pranë ISHP-së me aparatura bashkëkohore, një projekt i financuar ky nga qeveria gjermane. Monitorimet tashmë për cilësinë e ajrit i kalojnë dhe OBSH-së.
(d.bGSH/BalkanWeb)