E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres babai plagos me sepate djalin

Një krim brenda familjes ndodhi në fshatin Katund Sukth. Vlash Gorea rreth 60 vjeç ka plagosur rëndë me sëpatë djalin e tij, 28 vjeçarin Artan Gorea, pas një koflikti familjar mes autorit dhe të dëmtuarit. I plagosuri është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të durrësit ku ndodhet në gjendje kritike për jetën, për shkak të plagës që ka marrë në kokë, si pasojë e goditjes me sëpatë. Ndërsa policia menjëherë pas marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, ka arrestuar autorin e saj, përkatësisht babain e të plagosurit, Vlash Gorea, i cili nuk është larguar nga banesa, ku ka ndodhur krimi. Sipas burimeve policore mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta mes atë e bir, konflikte këta që mendohet të kenë nisur më herët mes tyre. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›