E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, i dënuari me burg të përjetshëm tenton të vetëflijohet

FUSHË KRUJË- Një i dënuar në Fushë Krujë tentoi të vetëvritet, duke i vënë vetes flakën. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në burgun e Haharisë, kur i dënuari Ilir Hallci tentoi të vetëdigjej.

Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, apo dhe shkaku që nxiti të dënuarin të vetëvritej, por ajo që dihet është se Hallci ka pësuar plagë të rënda në trup.

Mësohet gjithashtu se Ilir Hallci vuante dënimin me burg të përjetshëm për një vrasje në shtetin grek.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›