Festimet per Vitin e ri ja masat e Policise se Tiranes
Policia e Tiranës do të angazhojë 1113 efektivë policie do të jenë në punë natën e ndërrimit të viteve për të ruajtur rendit dhe sigurinë në sheshet apo lokalet ku do të ketë përqëndrime qytetarësh. Policia Rrugore do të jetë e gjitha në shërbim për të disiplinuar trafikun apo parandalimin e aksidenteve. shërbimi zjarrfikës do jetë i tëri në shërbim me 9 automjete për rastet e zjarrit.
Sipas burimeve pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, 703 janë efektivë të rendit, 210 janë nga skuadrat e hetimit të krimeve, 83 forca janë të Policisë Rrugore, ndërsa vetëm në grupet e drejtimit nëpër komisariate do të jenë të angazhuar 110 efektivë.
Gjëndja e gadishmërisë e forcave të Policisë së Tiranës do të vijojë deri në 5 janar, por nata e ndërrimit të viteve do të ketë angazhimin më të madh të forcave në detyrë, për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteve festive.
Në bazë të një plani të detajuar masash janë caktuar detyrat për të gjitha shërbimet, prej sigurimit të akseve rrugore me shërbime të qarkullimit, vendosjen e shërbimeve të rendit në sheshe apo zona që do të frekuentohen nga qytetarët në momentin e ndërrimit të viteve apo në zonat e lokaleve ku do të ketë përqëndrim të qytetarëve.
Shërbimet e hetimit dhe parandalimit të krimeve kanë për detyrë të mbajnë në kontroll kontigjentët me tendenca për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale për të ndërhyrë në çdo moment që mund të kenë informacione.
Në gadishmëri ka dalë edhe shërbimi zjarrfikës, i cili do të ketë të gjithë efektivët dhe 9 mjete në terren për të ndërhyrë në raste zjarresh.
Janë bërë disa herë thirrje qytetarëve për të patur kujdes në përndorimin e fishekzjarreve dhe lëndëve të tjera pirroteknike, për shkak të rrezikshëmërisë që ato paraqesin për krijimin e situatave të rënda zjarri.