Viti 2011, Ahmeti: Arritje të mira për shqiptarët në Maqedoni
SHKUP- Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaron se janë shënuar arritje të mira në vitin 2011 dhe se priten edhe të tjera sa u përket të drejtave të shqiptarëve.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai flet për përfaqësimin dhe pozitën e shqiptarëve në institucionet shtetërore, për raportet me opozitën shqiptare, për synimet integruese të Maqedonisë dhe çështje të tjera.
Ndërkohë, thekson se ende ka funksionarë shqiptarë të cilët për shkak të komplekseve personale, nuk e përdorin gjuhën shqipe në komunikim me institucionet. Ai thekson katër çështje të rëndësishme për shqiptarët e këtushëm por dhe për vetë Maqedoninë, paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e vendit:
“Ligji për interpretimin autentik të katër rasteve të Hagës, ligji për simbolet kombëtare dhe gjuhën, harmonizimi i programeve zgjedhore mes BDI-së dhe VMRO-së, si dhe buxheti me anë të konsensusit”,- shprehet Ahmeti.
Kreu i BDI vitin 2012 e vlerëson si vitin dhe shekullin e shqiptarëve për shkak të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe aktiviteteve të shumta që do të zënë vend.
(el.me/BalkanWeb)