Durrës, bie nga ballkoni, humb jetën 6-vjeçari

Foto ilustruese
Një i mitur nga Durrësi ka humbur jetën aksidentalisht mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe sipas policisë paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pallat te zona e Plazhit, ku një fëmijë 6-vjeçari F.Saliu ka humbur jetën, teksa është rrëzuar nga kati i katërt i pallatit.
Nuk dihen rrethanat në të cilat është shënuar aksidenti i rëndë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
15 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Durrës, bie nga ballkoni, humb jetën 6-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip