E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, bie nga pallati, vdes punëtori

Një 46-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në Durrës pasi është rrëzuar aksidentalisht nga një kati i katërt i një pallati.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr 13 të qytetit bregdetar ku 46-vjeçari Reshit Farruku është rrëzuar nga kati i 4 i pallatit ku punonte. Përplasja ka qënë fatale për punëtorin i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›