Kriza, Kukan:Mungesa e zgjidhjes rrezikon të ardhmen e vendit
TIRANE- Kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Europën Jug-Lindore Eduard Kukan, në një intervistë për Deutsche Ëelle, shprehet se mungesa e një zgjidhje të shpejtë politike vë në rrezik perspektivën europiane të Shqipërisë.
Duke iu rikthyer edhe njëherë seancës së dy ditëve më parë të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Kukan shprehet se ky debat ishte konstruktiv, pasi të gjithë europarlamentarët shprehën mbështetje të plotë për veprimet e Komisionit Europian.
“Shkurt, mund të them që debati në PE tregoi interesin e europarlamentarëve për të ndihmuar partitë politike në Shqipëri për të gjetur një zgjidhje politike të krizës. Por në të njëjtën kohë, është shumë e nevojshme që drejtuesit politikë të Shqipërisë të gjejnë mënyrën sesi të veprojnë.” u shpreh Kukan.
Europarlamentari nënvizoi nevojën e organizimit të zgjedhjeve të ardhshme lokale të 8 majit, në mënyrë që rezultati i tyre të mos vihet në dyshim.
Kreu i delegacionit të PE për Europen juglindore thekson si të domosdoshme plotësimin e 31 sugjerimeve të OSBE-së për kodin zgjedhor dhe për këtë, thotë ai duhet punuar pa humbur kohë.
I pyetur në lidhje me demonstratën e nesërme të opozitës, Kukan theksoi se dialogu duhet të zhvillohet në institucione, në parlament dhe jo në rrugë apo vende të tjera.
“Drejtuesit politikë të Shqipërisë duhet ta kuptojnë mesazhin tonë: Shqipërinë e duam në BE por tensionet dhe konfliktet nuk i shërbejnë këtij qëllimi. Nëse drejtuesit politikë të Tiranës duan që Shqipëria të bëhet anëtare e BE atëherë ata duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe në interes të vendit” shprehet Kukan në intervistën për DË.
(e.n/dw/BalkanWeb)