E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE BE Zgjedhjet vendore te 8 majit gjejne kushte me te mira

Perfaqesues te Bashkimit Europian dhe te Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe deklaruan sot se zgjedhjet e pushtetit vendor ne 8 maj do te mbahen ne kushte shume me te mira se ato te kaluara. Drejtuesi i zyres se Bashkimit Europian ne Shqiperi amb.Etore Seki thote se Shqiperia ka tani nje problem me pak ne proceset zgjedhore dhe ky eshte identifikimi i votuesve. Sipas tij kerkesa kryesore per zgjedhje te lira eshte tani e plotesuar gje qe nuk do te ishte e mundur pa regjistrimin kombetar civil.

Pajisja e qytetareve me karta identiteti u pasua edhe me pajisjen e tyre ne mase me pasaporta biometrike. Pasaportat biometrike ishin kerkesa kryesore per liberalizimin e vizave ne zonen Shengen. Ky projekt ndihmoi mjaft ne lirine e levizjes qe njerezit po gezojne sot me liberalizmin e vizave - thote amb.Seki. Ai i beri keto komente ne nje konference per sistemin e adresave dhe regjistrin kombetar te gjendjes civile nje projekt ky qe i kushtoi 25 milione euro OSBE-se dhe SHBA-se.

Ndersa drejtuesi i zyres se OSBE-se ne Tirane ambasadori Eugen Volfarth tha se ne 8 maj do te zhvillohen zgjedhjet e reja vendore dhe ato do te kene nje regjister kombetar shume modern te gjendjes civile. Ashtu si cdo nivel i administrates edhe te gjitha partite politike duhet te marrin persiper pergjegjesite e tyre ne pergatitjet per Diten e Zgjedhjeve. Qytetaret e ketij vendi meritojne absolutisht asgje me pak se kaq - tha amb.Volfang. - Modernizimi i regjistrit te gjendjes civile dhe sistemi i ri i adresave siguruan bazen per te pasur lista me te sakta votuesish. Ai theksoi se regjistri i gjendjes civile u perdor edhe per listat e votuesve ne zgjedhjet e kaluara parlamentare te cilat sipas Raportit Perfundimtar te OSBE/ODIHR-it per Vezhgimin e Zgjedhjeve kishin permiresim te dukshem ne krahasim me zgjedhje te meparshme.

Qeveria dhe opozita vazhdojne te shkembejne kritika per procedurat e zgjedhjeve te kaluara ndersa diplomatet perendimore po u kerkojne atyre dialog dhe mirekuptim dhe po u bejne thirrje qe te shfrytezojne zgjedhjet vendore te 8 majit si nje rast per te degjuar zgjedhesit e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›