Durrës, biznesmeni i vrarë në dosjen e Bandës së Durrësit

Historia duket se fillon që në kohën kur ai u dënua për drogë në Itali dhe vazhdon më tej me disa ngjarje të ndodhura në qytetin e Durrësit, përfshi edhe një atentat ndaj Lulzim Berishës.
Grupi hetimor i Policisë së Durrësit, i ngritur të dielën menjëherë pas vrasjes së 35-vjeçarit, mësohet se i ka përqendruar hetimet edhe në lidhjet e viktimës me disa prej anëtarëve të bandës së Durrësit.
Sipas thënieve të të penduarit të Bandës së Durrësit, Gentian Gashi dyshohet të jetë implikuar edhe në disa ngjarje të tjera kriminale. Nga të dhënat hetimore-sipas "Panoramës"- dyshohet se Gashi është përfshirë në një atentat që ishte planifikuar kundër Lulzim Berishës, atentat i ndodhur pak kohë pas vrasjes së Klodian Saliut, por në përfundim nuk është realizuar. Sipas grupit hetimor, Gashi është një nga personat që ka transportuar Adriatik Colin me një automjet në drejtim të Shkodrës, pasi ky i fundit ka kryer vrasjen e Ilir Koldashit, në Tiranë.
Dy ditë pas vrasjes në Durrës të biznesmenit 35-vjeçar, grupi hetimor ka ngritur si një pistë tjetër që mund të çojë drejt zbardhjes së vrasjes, edhe miqësinë e tij me anëtarët e bandës së Durrësit dhe shërbimet që ai ka bërë për ta. Sipas burimeve nga policia, Gashi është njohur me vëllanë e Klodian Saliut, Arjan Saliun, në një burg në Itali, pasi të dy ishin arrestuar për trafik droge. Duke qenë se kishin qëndruar disa muaj në të njëjtën qeli, Gashi dhe Saliu ishin miqësuar dhe, në këtë mënyrë, pasi është liruar Gentian Gashi, ka takuar më pas vëllanë e tij, Klodian Saliun.
Të njëjtat burime pohuan se Gentian Gashi është përfshirë në dy ngjarje, që janë kryer rreth 6 vite më parë nga anëtarët e bandës së Durrësit. Emri i tij është përmendur edhe nga deklarimet që ka dhënë i penduari Adriatik Coli, deklarime që janë përfshirë në konkluzionet përfundimtare të organit të akuzës. Më poshtë ndodhen episodet e rrëfimit të Adriatik Colit, ku përmendet emri i biznesmenit, të cilin i penduari e citon me emrin Gent Gashi. Coli e ka përmendur 35-vjeçarin fillimisht në atentatin kundër Lul Berishës, të cilin sipas të penduarit pasi e mori përsipër për 100 mijë euro, Gashi nuk arriti ta realizojë, duke hequr dorë e madje duke kthyer paratë. /Start/
2011-11-14 09:27