E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia japoneze rimëkëmbet pas tërmetit

Tërmeti dhe cunami shkatërruan ekonominë japoneze në verilindje të vendit, pasi shkatërroi fabrika të tëra dhe ndërpreu zinxhirët e furnizimit.

Prodhimi i brendshëm bruto është rritur me 1.5 % në tremujorin e tretë, deri në fund të shtatorit, krahasuar me tre muajt e mëparshëm, tha zyra e kabinetit qeveritar.

Rritja vjen pas plot tre tremujorëve tkurrje, dhe tregon një normë vjetore të rritjes që arrin në 6 për qind.

Ndërkohë, disa analistë thonë se forcimi i jenit dhe problemet në ekonominë globale mund të pengojnë rritjen e mëtejshme të ekonomisë japoneze.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-14 08:15
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›