Durres bllokohet 100 kg kanabis

Arkiv Një sasi e konsiderueshme bime narkotike, kanabis sativa është kapur në portin detar të Durrësit mbremjen e së premtes.
Sasia e drogës ishte fshehur në pjesë të ndryshme të një autobusi i cili po kryente procedurat e imbarkimit në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari. Burime nga policia portuale bënë të ditur se janë afërsisht 100 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, e cila ishte vendosur në pako të ndryshme dhe kishte si destinacion shtetin fqinj, Italinë.
Drejtoria e policisë së qarkut Durrës dhe Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me rastin. Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se sasia e drogës u sekuestrua në autobuzin me targa të Tiranës 3478 G që drejtohej nga shtetasi Ermir Skardileva me banim në Tiranë i cili është ndaluar nga autoritetet policore.
Ndërkohë mbi mjetin do të vazhdojë kontrolli i imtësishëm pasi dyshohet që në pjesë të tjera të tij të jenë fshehur pako të tjera me lëndë narkotike. Vitin e fundit nuk kanë munguar rastet kur sasi të konsiderueshme marijuane që vinin nga Shqipëria janë bllokuar nga rojet financiare italiane. Pavarësisht deklarimeve për ujëra të sigurta nga trafiqet e paligjshme, trafikantët arrijnë të gjejnë rrugët për të vijuar aktivitetin e tyre.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Vrasja në Lezhë, arrestohen pesë persona
Ngjarja tragjike e një dite më parë në qytetin e Lezhës, ku pati perleshje me arme për cështje pronësie me pasoje vdekjen e nje personi, con në pranga pesë persona.
Britani, kapen 9 shqiptarë
Nëntë shqiptarë të kapur ishin në mesin e 14 të huajve që po tentonin të hynin ilegalisht në territorin britanik duke udhëtuar të fshehur në një kamion me targa rumune që transportonte mobilje për kompaninë suedeze IKEA, njofton Agjensia Britanike e Kufirit. Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Kumbaron
Gjykata e Lartë ka rikonfirmuar të premten masën e burgimit për ish-shefin e SHIK-ut, Ilir Kumbaro. Durrës, aksident rrugor, shuhet familja
Një familje e tërë nga fshati Gjepalaj i Shijakut është shuar në orët e para të ditës së sotme.
“Betejë” në Berat
Krismat e armëve tronditën dje rreth orës 22.00 lagjen "Dëshmoret e Kombit" në hyrje të Beratit, kur dy grupe të rinjsh qëlluan ndaj njëri-tjetrit.
Lajmet kryesore
Arvizu: 21 janari? Pres drejtësi
“Meta-Prifti, ekspertët amerikanë shumë të njohur”
Topi kthen ligjin e mbetjeve
Amnistia, nuk zgjatet afati
Partitë, si në vitin 1914
Vrasja në Lezhë, arrestohen pesë persona