Pedagogia qe rrefen Berisha Rama dhe prifterinjte...
Si flasin politikanet shqiptare a jane modeli perfekt i prezantimit publik pse teksti dhe mimika nuk shkojne ne harmoni a kane krijuar politikanet shqiptare ndonje model origjinal te te folurit publik... Pedagogia e Akademise se Arteve regjisorja Sonila Kapedani per here te pare sjell nje liber per estetiken e komunikimit por jashte ketij konteksti teorik ekskluzivisht per standardin rrefen sekrete te nje vezhgimi teknik per te folurin publik te personazheve publike shqiptare Berisha Rama Jozefina Topalli nje liste e gjate politikanesh dhe drejtuesish te ekraneve njerez te fese qe predikojne fjalen...
Te folurit bukur tingellues eshte si nje kostum qe te rri bukur te shton kredon e te qenit dinjitoz. Ne kete perfundim mendon Sonila Kapedani - regjisore dhe me eksperiencen e pedagoges ne Akademine e Arteve per fjalen artistike - permbushet terheqja publike modeli qe mund ti referohemi botes se personazheve te perditshem publike si ata flasin si artikulojne gjuhen ame si krijojne harmoni mes fjales dhe mimikes gjestikulacioni kofident... Ne te kundert te folurit publik shnderrohet ne sarkazem e askush nuk do te donte qe perballe te ishin aktoret me politikanet ndoshta gjithnje e me pak ne kete situate Megjithate jashte kontekstit teorik te metodikes se Kapedanit mbi estetiken e te folurit ajo na krijon nje imazh publik mbi shume figura qe i shohim cdo dite ne ekrane si ata depertojne psikologjikisht dhe krijojne terheqje tek publiku ne kulturen e te folurit. Shembuj jane pak tregon Sonila sidomos ne anen e politikaneve qe rrembehen pas zanatit te tyre sesa karizmes publike. Ndonese tani modelet jane krijuar dhe pse flitet per nje jete politike te re ne Shqiperi duke justifikuar mungesen e perfeksionit ne te folurin publik te personazheve qofte politikane apo politikane. Ne intervisten ekskluzive per standardin Sonila jep mendimin e saj cfare ndodh pas fjales sa e veshtire eshte bindja ndaj teknikave qe ofrojne estetiken e komunikimit... raste ka ne te dyja krahet
Ju sapo keni hedhur ne treg nje liber Metodika per Estetiken e te Folurit. Eumlshte hera e pare qe perballemi me kete koncept. Me pak fjale cfare do te permbaje libri nxitja e ketij botimi
Menyrat e pergatitjes se individeve per te perballuar nevojat e komunikimit ne publik. Dua te shtoj qe komunikimi ne publik presupozon komunikimin me nje mase njerezish. Nga pikepamja teknike ketu nuk ka asnje ndryshim midis te folurit te nje artisti te skenes dhe realizimit te detyrave te atyre njerezve te cileve iu takon qe te kene nje komunikim me nje mase te madhe njerezish. Sic jane pershembull lektoret mesuesit e te gjitha kategorive predikuesit e religjioneve politikanet ose ajo kategori politikanesh qe iu takon e drejta per te komunikuar me masat e gjera te njerezve ne fushata apo takime te ndryshme. Per sa i perket kesaj ane sot ne Akademine e Arteve ne profilin e pergatitjes se aktoreve zhvillohet lenda e te folurit skenik qe presupozon pergatitjen speciale teknike si per anen estetike te te folurit sipas standardeve te gjuhes letrare shqipe ashtu edhe per perballimin e te folurit te efektshem sipas cilesive te figurave artistike. Nese flitet per ndonje ndryshim te vogel ne estetiken e te folurit ne komunikimin publik mbahet parasysh thjesht dhe vetem nje i folur sa me afer rregullave te drejtshkrimit dhe te drejtshqiptimit te gjuhes amtare sepse ne fund te fundit te gjithe ata qe ushtrojne per hir te interesave dhe punes se tyre te folurin ne publik nuk jane vecse oratore qe parashtrojne dhe argumentojne nje lloj ideologjie te caktuar te fese apo te mesimdhenies apo dicka tjeter. Ne fund te fundit jane lektore.
Pra si perfundim libri Metodika per estetiken e te folurit per te cilin po flasim e ka zgjeruar kete te folur per te cfare po flisnim me perpara. Libri permban udhezimet metodike per personat e interesuar ne permiresimin e teknikes se te folurit ne perballje me auditorin e tyre.
Ju keni dhene lenden e fjales artistike si pedagoge ne Akademine e Arteve. A ishte kjo nje pervoje edhe vezhgimi praktik
Nxitja kryesore per te realizuar kete liber ishte pikerisht kjo. Perpara se une te mendoja qe duhet bere nje metodike pune ishte nje konstatim tekstet e bera me perpara ne kete fushe ishin te pakta dhe per nga ana teknike nuk ishin fare ne qarkullim. Keshtu mendova se ia vlente qe te rihartohej nje metodike e tille. Ne fillim e mendova si liber xhepi te cilin personat e interesuar ta kishin te lehte ne perdorim. Dhe gradualisht ne pune e siper nisi te ndryshoje kendveshtrimi dhe kesisoj u nxita nga konstatimi se nevojat per nje te folur te mire ne publik nuk jane thjesht nevoja vetem te artisteve te skenes por jane nevoja te nje mase me te madhe njerezish perfshi edhe njerezit qe nuk kane lidhje fare me profesionin e tyre por ashtu si kujdesen per floket trupin apo veshjen e tyre kane deshire te jene ne te njejten lartesi edhe ne aspektin e bukurise se te folurit. Une mendoj qe njerezit jane mesuar perpara se te dalin nga shtepia te shihen ne pasqyre dhe kur takojne dhe pershendeten me njerezit qe hasin ne rruge pune apo kudo kur konstatojne qe jane veshur bukur bejne nje kompliment dhe asnjehere nuk u shkon mendja te bejne nje kompliment per te folurit e tyre. Sigurisht kjo eshte ceshtje e te ardhmes dhe brezat qe po vijne do mesohen te kene vemendjen dhe ne estetiken e te folurit. Sepse i foluri i bukur tingellues eshte si nje kostum qe te rri bukur te shton kredon e te qenit dinjitoz.
Le te hidhemi te nje realitet me konkret besojme se libri juaj ka nje perballje me figurat publike. A mund te na thoni a eshte kjo pjese e vezhgimit tuaj
Asnje metodike apo studim dhe asnje lloj angazhimi tjeter qe te merr nje kohe prej 2-3 vjetesh nga jeta jote nuk behet duke mbajtur parasysh figurat publike sado te rendesishme te jene. Keshtu qe kjo pune nuk ka te beje me asnje figure publike ne vecanti por me kategorite qe thashe me pare qe nga lektoret mesuesit prezantuesit figurat politike artistike dhe te gjithe ata qe duan te korrigjojne dicka ne komunikimin e tyre.
Cfare duhet te kuptojme me te folurit ne publik
Besoj se e thashe.
Cila eshte kategoria e figurave publike qe terheqin me shume vemendjen ne realitetin tone
Nuk eshte se kam bere ndonje vezhgim per kete ceshtje po meqenese po me pyesni duke improvizuar ne kete cast po sjell nder mend qe njerezit me ne vemendje sot jane spikeret e radiotelevizioneve dhe radiove te cilet komunikojne shume ore te dites me ne nepermjet ekraneve apo radiove ska pse te permend qe jane mesuesit e shkollave dhe perfaqesuesit e religjioneve dhe ata qe terheqin masa njerezish vecanerisht ne periudhe fushatash jane politikanet.
A kane ndryshim politikanet nga aktoret ne kete perballje ne te folurit ne publik
Po kane ndryshim shume te madh. Aktoret krijojne figura artistike dhe pjese e rendesishme e krijimit te figurave eshte te folurit e personazhit. Ndersa politikanet kane figuren e tyre sipas imazhit qe kane krijuar.
A mund te na thoni konkretisht si e konsideroni te folurin ne publik te personaliteteve kryesore te politikes
Ajo qe une kam bere nuk ka lidhje me te folurin e individeve te vecante ne librin tim por per sa i perket pyetjes tuaj nese ka ose jo probleme ne komunikimin publik te personaliteteve kryesore te politikes ne pergjithesi mund te them se edhe kjo kategori njerezish qe e kane pjese te punes se tyre komunikimin ne publik ne pikepamje te estetikes se te folurit te perballjes me nevojat e nje gjuhe letrare sa me te krehur dhe dinjitoze ka shume shume per te bere.
Pershembull Kryeministrin Berisha si do ta vleresonit
Berisha Mund tju them se eshte modeli me origjinal shqiptar i cili permbush formen e duhur te te shprehurit publik. Nga vezhgimi personal ky mendoj se ai ka nje komunikim origjinal me elektoratin e tij gjate ketyre viteve si ne te folur ne intonacione gjeste mimike etj. por e folura tij ne ambiente te ndryshme publike ndryshon. Por ashtu si edhe politikane te tjere sidomos ne kohe fushate elektorale iu vihet re nje mundim i zerit lodhje te kordave. Kjo eshte ajo pjesa delikate e teknikes se te folurit publik.
Gjithsesi e morem nje pergjigje nga ana tjeter kemi dhe nje model femeror ne politike. Kryetarja e Parlamentit pershembull ka rregulla te ndryshme te te folurit publik nga politikanet ne kete rast
Eumlshte e njejta gje. Madje nese pyetja juaj personalizohet atehere une do te thoja qe Kryetarja e Parlamentit ben perpjekje maksimale per tu larguar nga i foluri i kendshem dialektor i gegerishtes drejt nje te foluri sa me te qarte dhe korrekt ne raport me gjuhen letrare. Nese doni qe ta vazhdoj me tej kete ceshtje meqenese u personalizua kjo perpjekje per ta korrektuar te folurin konform gjuhes letrare krijon nje lloj kontraksioni qe e dyzon melodicitetin e te folures se saj. Por te mos harrojme se kete perpjekje zonja Josefina apo edhe shume aktore te teatrit qe e kane prejardhjen nga veriu ku sundon tingellimi dialektor gege i te folurit e fillojne nga nevoja per te patur komunikim ne publik dhe realizimi i saj nuk eshte kaq i thjeshte dhe korrektimi kerkon kohe te gjate por qe e gjithe kjo nuk eshte ceshtja kryesore qe mund te cenoje individualitetin e saj si politikane apo si njeri. Kjo ka te beje thjesht dhe vetem me anen e estetikes se te folurit.
Folem per politikanet po nje liste me politikane a mund te na sillni ne vemendje Si prezantohen ata ne publik
Duhet te pranojme qe vendi yne nuk ka nje jete te gjate politike dhe per kete arsye politikanet tane dhe jo vetem kane pak kohe qe kane vene re rendesine e estetikes se te folurit si nje nga pikat e forta ne paraqitjen ne publik.
Po Edi Rama Si mund ta konsideroni te folurin e tij ne publik
Ndoshta eshte prej politikaneve me me fat nese do ta shikojme ne kete pervoje pasi ka dale nga Akademia e Arteve. Por ne te kundert te kesaj mendoj se nuk eshte modeli me i mire i paraqitjes ne publik te politikanit ne Shqiperi sidomos sa i perket mimikes
Folem per politikanet por modele te te folurit ne publik ndeshet edhe ne luften e ekraneve prezantues lajmesh emisionesh gazetare artiste ose individe te papervoje nga fushat e mesiperme...
Eumlshte e vertete qe ekranet krijojne imazhin e tyre permes modeleve publike sic jane prezantuesit drejtuesit e emisioneve apo deri tek te panjohurit qe dalin perpara publikut me pervoja personale qe nuk kane lidhje me kete sqime estetik per te cilen po flasim.
Dy tri televizione ketu kryesore ia kane arritur ta krijojne kete profil te paraqitjes publike permes nje estetike te dallueshme komunikimi. Nese lufta do te perqendrohej ne kete permiresim te metejshem te imazhit dhe percjelljes se modelit depertues ne psikologji te publikut jo vetem nepermjet fjales por dhe asaj cfare perfaqeson tingulli zeri levizjet si arsye e forte per te ushqyer energji pozitive ne publik. Sigurisht kjo do te conte ne rritjen e audicionit por kjo per fat te keq duket pjesa me e neglizhuar nga ekranet.
Megjithate jam e lumtur te them qe sot per sot ne teresi prezantuesit e televizioneve drejtuesit e emisioneve jane modelet me te mira qe ne kemi rreth e rrotull. Kjo eshte per mendimin tim. Sigurisht qe tek shume prej tyre ka elemente qe duhen permiresuar sa me pare.
Mund te na jepni ndonje shembull cila ose cili nga prezantuesit ka prezantimin me korrekt dhe cili me te shemtuar publikisht
Shembuj ka sa te duash. Prezantimet brilante dhe gjithe kolorit te Adi Krastes Ardit Gjebrese ne emisionet perkatese apo transmetimi i lajmeve nepermjet Fjoralba Mishaxhit te Klani apo Erjona e Top-Channel-it Dhimiter Gjoka ne Albanian Screen dhe jane te shumte si keta qe nuk i permend dot te gjithe. Pra keto jane shembuj shume te mire qe ndikojne pozitivisht ne permiresimin e te folurit te gjithe publikut anekend Shqiperise dhe ky nuk eshte nje rol i vogel dhe i pavleresueshem i tyre. Une e kuptoj qe ju doni te permend dhe shembuj prezantuesish qe flasin shemtuar... Do ti thoja me gjithe qejf nese do te mendoja keshtu nese do te mendoja se ka te tille. Mendimi im mbetet tek ceshtja qe ata qe kane nje rol ne publik pra edhe prezantuesit kane goxha nevoje per te arritur shembujt me te mire per te qene model i te folurit te gjuhes amtare. Mos harroni qe kjo kategori per te cilat ju flisni gjithmone para se te angazhohen ne keto lloj detyrash perzgjidhen me shume kujdes prandaj nuk mund te flas per emra qe paraqiten me nje te folur te shemtuar por qe kane nevoje shume per tu permiresuar.
Kemi vene re se paraqitja publike peson vemendje te politikanet gjithmone para fushates elektorale. Ka nje lloj kodi ne veshje por cfare mund te na thoni per te folurin ne publik te tyre
Eumlshte e natyrshme qe para cdo fushate te kete nje lloj pergatitjeje krahas permbajtjes se atyre cka do te thuhen programeve etj. etj. Njerezit pergatiten edhe per keto qe thoni ju menyren e veshjes gjestet etj. Une e mendoj qe sidomos ne kete faze parapergatitore kjo kategori njerezish pra politikanet duhet te kujdesen apo me mire te sterviten per te harmonizuar transmetimin e programeve politike me menyren e paraqitjes me ane te fjales ne harmoni me gjestet. Nganjehere ne bejme humor kur degjojme neper thashethemnajen tone te kafeneve qe filan politikan apo politikane para se te mbaje fjalimin ne publik ben prova para pasqyres ne sallonin e pritjes. Ndonese shpesh ne buzeqeshim me veprime te tilla une mendoj se ato duhet te vleresohen me seriozitetin me te madh. Domethene pse jo duhet ti bejne prova te tilla te paraqitjes se tyre qofte perpara instruktoreve kompetente qofte edhe perpara pasqyres.
A keni dijeni se ne kohe fushate politikanet keshillohen se si te flasin Cfare eksperiencash mund te kene importuar
Qarkullojne shume versione per kete. Madje kam degjuar qe jane thirrur edhe trajnues nga vende te tjera por nuk di sa te sakta jane. Mua me duket se trajnimet jane te domosdoshme dhe te dobishme por kurrsesi me trajnues te huaj qe nuk e njohin dhe nuk e perdorin gjuhen shqipe. Pavaresisht se eksperienca e atyre si cdo eksperience tjeter duhet perthithur.
Ne cilen eksperience mbeshteteni ne vleresimin e te folurit publik Cilat nga vendet i afrohen perfeksionit
Sigurisht ne pervojen shqiptare. Kam parasysh ketu tekstet qe jane shkruar me pare per fakultetin e artit skenik tekstet analoge te disa shkollave te tjera te vendeve te zhvilluara qe kane perparim ne kete fushe pervojen e realizimeve artistike te teatrove tona sidomos te Teatrit Kombetar nder vite pervojen personale te aktoreve me te shquar per sa i perket te folurit ne skene diksionit qartesise melodicitetit te fjales etj. etj. Per sa i perket pjeses se dyte te pyetjes une nuk njoh studime qe bejne klasifikime per kete ceshtje.
Nje model origjinal shqiptar me nje te folur ne publik korrekt si do ta pershkruanit Cfare duhet ushqyer nga origjinaliteti jone
Po te flasesh per modele te sotme une i permenda disa shembuj me lart. Ka edhe shume te mire ne radhet e aktoreve tane me te njohur qe kane qene apo vazhdojne te kontribuojne edhe sot. Ajo qe ka lidhje me origjinalitetin ushqehet nga natyra e te folurit. Gjuha shqipe krahas pasurise se madhe te leksikut ka nje pasuri te pafundme nuancash shprehjeje per te pasqyruar gjithe boten e njeriut ne cfaredo situate qe te ndodhet ai. Gjithsesi kjo nuk lidhet vetem me tingellimin e fjaleve lidhet edhe me shume gjera te tjera qe percaktojne origjinalitetin.
Na vijne ne mend diktatoret si ata arrijne ta hipnotizojne turmen. Ne e kemi kete eksperience nga Enver Hoxha. A mendoni se kjo ka lidhje me te folurin ne publik ne shkallen me te larte
E frikshme por e vertete. Ka. Aspekti formal i paraqitjes se ideve dhe i magjepsjes se turmave gjithmone e me shume ka treguar forcen e vet ne sistemet diktatoriale ku ata tiranet per te realizuar qellimet e tyre dhe per tu imponuar ne publik perdornin mjeshterisht anen formale gjestet deklamacionin nuancat intonative emocionuese etj. Nuk duhet harruar ketu qe kete lloj paraqitjeje ose magjepsjeje e realizonin edhe nepermjet angazhimit te te ashtuquajturve klaker duartrokites bertites te paguar per ta kryer kete pune ne pika te vecanta te paracaktuara te fjalimit sic i quan Hanrih Beln tek tregimi Njeriu qe qesh.
Por kemi dhe nje model qe jane prifterinjte pastoret hoxhallaret. Me mantel pa mantel ata krijojne nje terheqje publike. Ekziston edhe tek ata formaliteti karizma ne publik
Patjeter qe po. Sa me karizmatik ne publik aq me te suksesshem do te jene kjo edhe per aspektin e te folurit. Por edhe keta kane nevoje per trajnim dhe stervitje sikurse te tjeret qe permendem me lart.