Durres bllokohet trajleri me hashash

Policia shqiptare në portin e Durrësit ka bllokuar një trajler me targa Shkupi, në të cilin po transportohej një sasi lënde narkotike.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave trajleri, me targë “SK 959 TR” vinte nga Maqedonia.
Ai ishte i mbushur me hashash dhe kishte si destinacion Italinë, saktësojnë burimet, pas kryerjes së hetimeve paraprake.
Ato shtojnë më tej se uniformat blu kanë arrestuar drejtuesin e automjetit, ndërkohë që kanë filluar hetimet për identifikimin e rrjetit të trafikut.