Durrës, buxheti ende i pamiratuar, vonohet ndihma sociale e investimet
DURRËS- Vonesa në miratimin e buxhetit e Bashkisë së Durrësit ka vënë në pikëpyetje investimet që do të kryheshin në qytetin bregdetar por edhe ndihmën ekonomike e sociale për familjet në nevojë. Ndërkohë që dhjetëra qytetarë janë grumbulluar para dyerve të Bashkisë për të kërkuar ndihmën ekonomiko dhe sociale, ndërsa zyra e transparencës së qytetarëve ka kërkuar nga Këshilli Bashkiak të miratojë dhe tëbëjë publik buxhetin.
“I bëjmë thirrje Këshillit Bashkiak Durrës për miratimin e buxhetit të vitit 2011. Zyra e transparencës qytetare Durrës shpreh publikisht shqetësimin për vonesa serioze në miratimn e buxhetit të Bashkisë së Durrësit. Edhe pse zgjedhjet lokale kanë përfunduar në 8 Maj, Durrësi ende nuk ka buxhetin e tij, nuk është caktuar asnjë datë. Qyteti ka nevojë për investime, ndërkohë që edhe qytetarët duhet të dinë ku shkojnë taksat e tyre”, u shpreh Valbona Mehmeti, përfaqësuese e Zyrës së Transparencës së qytetarëve, Durrës.
Ndërkohë që një qytetar prind i një fëmije paraplegjik shpreh shqetësimin për mosmarrjen e pensionit. “Sot data 9 nuk kanë dalë lekët. Unë e kam vajzën paraplegjike, ajo do të hajë, do shërbime të tjera, ne kemi halle, jemi edhe pa shtëpi”, tha ai.
Ndërkaq kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako tha se pr/buxheti është gati dhe pritet që të mblidhet Këshilli Bashkiak për ta miratuar atë.
“Këshilli Bashkiak prej më shumë se 9 muajsh nuk mblidhet për të miratuar buxhetin e Bashkisë së Durrësit. Ne kemi bërë gati një projekt-vendim, kemi pritur që këshilli të mblidhej për të zgjedhur sekretaren e këshillit, por u bë një muaj që nuk mblidhet me dëshirën e tij. Atëherë i kemi kërkuar sot mbledhjen e këshillit me disa pika të rendit të ditës, ku një nga më të rëndësishmet është edhe miratimi i buxhetit të vitit 20011”, tha Dako.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)