E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA te shqetesuara nga pasojat e ngercit politik per integrimin e Shqiperise ne BE

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara prane OSBE-se Ian Kelly tha se qeveria amerikane vazhdon te jete e shqetesuar nga pasojat e ngercit politik ne Shqiperi pas zgjedhjeve lokale te majit qe po pengojne me tej reformat qe duhet te kryeje Shqiperia per te mare statusin e vendit kandidat ne BE. Ambasadori amerikan i beri keto komente dje gjate takimit te Keshillit te Perhershem te OSBE-se ne Vjene. Shtetet e Bashkuara tha ambasadori  Kelly pershendesin vendimin e Partise Socialiste per tu kthyer ne parlament. Uashingtoni tha ai i ben thirrje Partise Socialiste te perbushe angazhimin e saj per nje pjesemarrje te plote dhe aktive ne parlament si dhe i ben te njejten thirrje koalicionit qeverises te krijoje nje klime politike me gjithperfshirese.  Ambasadori amerikan po ashtu shprehu shqetesimin e qeverise se tij lidhur me korrupsionin ne Shqiperi qe sic u shpreh ai vazhdon te mbetet problematik. Disa hapa ne drejtimin e duhur jane marre tha ai si perputhja e legjislacionit shqiptar me ate nderkombetar per anti-korrupsionin si dhe vendosja e sistemit elektronik te tenderimeve. Por theksoi ambasadori Kelly lufta kunder korrupsionit mund te kete sukses vetem ne se palet nuk e perdorin ate per te siguruar perfitime partiake. Shqiperia shtoi ai ka arritur perparime ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafikut te qenieve njerezore. Shtetet e Bashkura dhe Shqiperia tha ambasadori aamerikan ne OSBE Ian Kelly kane marredhenie te shkelqyera dhe te dy vendet jane te angazhuara ti forcojne me tej lidhjet mes qeverive dhe popujve te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›