Fratini e Lambrinidis të hënën në Tiranë, për të nxitur dialogun politik
TIRANË- Ministri i jashtëm italian Franco Frattini dhe ai grek Stavros Lambrinidis, pritet të vizitojnë Tiranën më 12 shtator në një mision të përbashkët të koordinuar me Brukselin.
Synimi i vizitës së zyrtarëve të lartë mësohet të jetë nxitja e dialogut në vend dhe përshpejtimit të reformave të nevojshmë për pëparimin e vendit në procesin e integrimit.
Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri dy ministrat e Jashtëm do të shoqërohen gjatë takimeve të tyre në Tiranë nga ambasadori i delegacionit të Bashkimit europian Etore Sequi.
Treshja europiane pritet që në orën 10:15 të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, ndërkohë menjëherë pas këtij takimi minstrat do i drejtohen kryeministrisë ku do të zhvillojnë një takim me kreun e qeverisë Sali Berisha.
Vizita me presindentin e vendit Bamir Topi është lënë për në orën 12:15, ndërkohë që Fratini dhe Lambrinidis do i drejtohen rreht orës 12:50 Selisë Rozë ku do të takohen me kreun e opozitës Edi Rama.
Misioni në Tiranë vjen në një moment kur Shqipëria do të duhet të kalojë një tjetër provë të Brukselit. Në muajin tetor Komisioni europian pritet të publikojë raportin e tij të vlerësimit mbi ecurinë e vendit si dhe të japë opinionin mbi kërkesën për statusin e vendit kandidat. Një kërkesë e cila u refuzua vitin e shkuar.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Fratini e Lambrinidis me 12 shtator në Tiranë, për të nxitur dialogun politik