Durrës, dherat e ekspeditës së fundit shëmtojnë amfiteatrin
DURRËS- Një grumbull i madh me dhera dhe mbeturina të tjera qëndrojnë prej disa muajsh pranë kangjellave të amfiteatrit antik të Durrësit. Pamja e shëmtuar e mbeturinave si dhe kazanët me plehra pranë tyre krijojnë një imazh të keq te vizitorët e shumtë të monumentit më të madh të antikitetit në vendin tonë.
Sipas punonjësve të drejtorisë rajonale të monumenteve, që nga përfundimi i ekspeditës italo-shqiptare në pjesën jugore të amfiteatrit, dherat e nxjerra nga gërmimi janë depozituar pranë kangjellave.
Bashkia e qytetit, në marrëveshje me drejtuesit e ekspeditës, çdo vit ka larguar dherat dhe mbeturinat e tjera, ndërsa pas gërmimeve të shtatorit të kaluar gjithçka ka mbetur e palëvizur. Ndotja është shtuar edhe nga mbeturinat që hedhin banorët e lagjes pranë amfiteatrit, thanë burime të drejtorisë së monumenteve.
Amfiteatri i Durrësit është një nga më të mëdhenjtë e pellgut mesdhetar. Rrënojat e tij janë zbuluar në vitin 1966 dhe që nga viti 2002 në pjesën jugore të tij janë kryer një sërë gërmimesh dhe sondazhesh nga arkeologë dhe specialistë të Universitetit të Parmës dhe të Chietit të Italisë si dhe të Tiranës.
(e.m/ata/BalkanWeb)