"Çifti Martin"merr ftese perne Beograd
BEOGRAD- Beogradasit do të kenë përballë një çift interesant në pranverën e këtij viti. Nuk do të humbasin kohë duke iu ndërruar skena e as që do të mundohen nga një tekst i gjatë. Kryeqyteti serb u ka bërë ftesë Martinëve të regjisorit Bekim Lumit. Skena e teatrit "Atelie 212" do të jetë vendi ku do të jepet "Çifti Martin", një shfaqje eksperimentale, antikomedi e "Këngëtarja tullace" të Eugene Ionescos. Regjisori Lumi edhe pse nuk mund ta paragjykojë pritjen që mund t'i bëjë shfaqjes publiku serb, është i lumtur që "Çifti..." do të ngjitet në një nga skenat, siç ka thënë ai, më të njohura teatrore të elitës artistike ish-jugosllave. "Atelie 212" është një institucion i njohur teatror i themeluar më 1956. Shfaqja do të prezantohet në kuadër të festivalit "Mu?ijevi Dani", që mbahet prej 18 deri më 23 maj. Lumi thotë se "Çifti..." ka disa përparësi. Drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Jeton Neziraj ka thënë se iniciues për këtë ka qenë fondi rajonal "Heartefact". "Pas një takimi me drejtorin e këtij teatri, zyrtarisht morëm ftesën që të prezantohemi me këtë shfaqje", - ka thënë Ne-ziraj. Në "Çifti Martin" luajnë aktorët Astrit Kabashi dhe Gresa Pallaska përmes një dialogu ekspresiv, i sajuar në formën e një parodie mbi motivin e "rinjohjes" burrë e grua, përmes aventurës triviale të një çifti fiktiv, që parodizon konvencionalitetin, falsitetin dhe "shkëlqimin" e marrëdhënieve goxha shpesh të rrejshme bashkëshortore.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)