Berati i Francësbinjakezohetme Beratin tonë
TIRANE- Zbulohet në Francë qyteza e vogël me emrin Berat. Ajo që bën përshtypje është fakti se në kufi me Beratin francez ndodhet edhe një qytet me emrin Kozare, emrin e të cilit e mban njëri nga fshatrat më të hershëm në qarkun e Beratit, që është fshati Kozare.
Berati i Francës është zbuluar rastësisht nga një emigrant, sot biznesmen i njohur beratas, i cili është larguar nga vendi që në vitin 1990.
Ka qenë një emigrant shqiptar në Francë Gazmend Toska, i cili rrëfeu zbulimin e qytezës Berat në këtë shtet dhe përpjekjet për interes e hulumtim për një lidhje të banorëve të tij me qytetin e lashtë të Beratit në Shqipëri.
Ky zbulim është bërë shkak që Bashkia e Beratit të realizojë së fundi binjakëzimin e qytetit të Beratit me komunën Berat të Francës. Ceremonia e binjakëzimit është organizuar ditës e martë në Bashkinë e Beratit ku ka marrë pjesë dhe kryetari i komunës Berat në Francë.
(s.g/balkanWeb)