Piktori Jorgaq Gogu sjell gratë e biblës në një ekspozitë
TIRANË- Gratë e Biblës, realizuar në pikturë nga Jorgaq Gogu vijnë për publikun në ekspozitën ‘Bijat e Evës’, të çelur në Muzeun Historik Kombëtar dhe që pasqyron rolin e grave atë kohë dhe tiparet e shoqërisë ndaj tyre.
Jorgaq Gogu u shpreh se të qënit besimtar si dhe kureshtja e madhe për historitë e këtyre personazheve mjaft interesante e shtynë të realizonte këtë cikël, me synim, të ekspozoheshin për festën e gruas.
“Mesazhi i ngjarjeve dhe personazheve është aktual sepse vetë Bibla është aktuale në çdo kohë. Këto personzhe thonë ato që kanë përjetuar, flasin për dashurinë, përkushtimin, besimin që duhet të ketë njeriu, etj”:- shprehet Gogu.
22 pikturat e realizuar në teknikën vaj mbi kanavacë prezantojnë 14 gra si modele dhe pika referimi, pasi jetët e tyre janë po aq kuptimplota sot, sa edhe në kohën kur u shkruan.
(e.m/ata/BalkanWeb)