E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, dhjetëra kosovarë kthehen mbrapsht në port

Që prej 1 janarit të këtij viti ka hy në fuqi që nxjerr jashtë qarkullimit pasaporta të tilla.

Për këtë arsye, në Portin e Durrësit dy ditët e fundit janë kthyer mbrapsht mbi 100 shtetas nga Kosova.

Ndërprerja e udhëtimit është konsideruar e papritur dhe arbitrare nga ana e shqiptarëve të Kosovës, pasi me të njëjtën pasaportë kanë kaluar kufirin shqiptaro-malazez e më pas kanë udhëtuar nëpër Kroaci, Hungari, Slloveni e vende të tjera të Evropës pa probleme.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka dërguar një letër drejtorisë së policisë ku i bëhet i ditur vendimi i autoriteteve serbe për nxjerrjen jashtë ligji të pasaportave të ish-Jugosllavisë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-10 09:28
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›