Iran, rrëzimi i avionit lë pas 77 të vdekur

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia iraniane e lajmeve, “Irna”, e cila sqaroi se aksidenti ishte pasojë e kushteve të vështira atmosferike. Avioni i tipit Boeing 727 ishte pjesë e “IranAir”. 32 të plagosurit u transportuan menjëherë në spitalet e rajonit Orumiyeh, 7 prej të cilë humbën jetën.
Avioni i rrëzuar është ndarë në disa pjesë dhe shpëtimi i disa udhëtarëve u bë i mundur ngase ai nuk shpërtheu pas rrëzimit.
Menjëherë pas rrëzimit të avionit televizioni shtetërtor raportoi se në mjetin fluturues ndodheshin 156 persona. Më pas, agjencia gjysmë zyrtare “Fars” raportoi se në avion ndodheshin 105 pasagjere, teksa në fakt ndodheshin 102, 94 prej të cilëve udhëtarë dhe 8 pjesë e ekuipazhit.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-01-10 09:10
[