E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Rajmondës nga i shoqi italian sot autopsia

MASSAROSA- Do të bëhet sot autopsia e Rajmonda Zefit, gruas shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti i saj italian Francesco Quinci. Ai ka rrëfyer në polici versionin e tij të ngjarjes për një vrasje aksidentale. Sipas tij 30 vjecarja shqiptare, Rajmonda ishte rrëzuar nga shkallët gjatë grindjes dhe aty kishte përplasur kokën dhe kishte vdekur në vend. Por mjekët ligjorë thonë se kanë arritur të dallojnë te trupi i viktimës shenja të kapjes në fyt, të cilat mund të jenë shkaktuar nga një shtrëngim në fyt. Gjithcka do të konfirmohet nga autopsia që është parashikuar të zhvillohet sot.

Francesco Quinci është ndaluar me akuzën e vrasjes së vullnetshme dhe fshehje të trupit të viktimës, dhe po sot do të merret në pyetje nga gjyqtari për hetimet paraprake.

Trupi i Rajmondës, gjysmë i zhveshur dhe me fytyrën e mbuluar me gjak, u gjet më 8 janar në një zonë të thellë, në një pyll 30 km larg shtëpisë. Vetë Francesco u tregoi policisë se ku kishte hedhur trupin e 30 vjecares me të cilën kishte pasur dhe dy fëmijë, 8 dhe 3 vjec. Bashkëshorti lajmëroi zhdukjen e Rajmondës në datën 3 janar, ndërsa kishte thënë se ajo ishte larguar nga shtëpia që më 31 dhjetor.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›