Falsifikuan tabelën e rezultateve, KQZ padit 4 numëruesit

KQZ-zё do tё ngre njё padi, nё Prokurori kundёr katёr numёruesve tё kutisё 25 63, pёr Kёshill Bashkiak, tё Belshit, pasi ata kanё falsifikuar tabelёn e grupit tё numёrimit. Ky vendim erdhi pas kёrkesёs ankimore tё ngritur nga partia Bashkimi Demokrat, ku kjo parti kishte marrё zero vota. Pas rinumёrimit rezultoi se kjo forcё politike kishte 128 vota, Partia Socialiste 54 nga 150 vota dhe Partia Demokratike 33 vota nga 96 vota. KQZ miratoi ribёrjen e tabelёs dhe reflektimin e ndryshimit nё tabelёn e rezultatit.
Mё herёt, Komisioni Qёndror i Zgjedhjeve ka shpёrndarё mandatet pёr disa kёshilltarё tё Bashkive dhe komunave. Kualicioni “Aleanca pёr tё Ardhmen”, ka marrё 7 mandate dhe “Aleanca pёr tё Qytetarin”, 10, nё Bashkinё e Fierit. “Aleanca pёr tё ardhmen”, 19 mandate, dhe “Aleanca pёr qytetarin”, 16-tё.
Komisioni Qёndror i Zgjedhjeve do tё mblidhet nё orёn 18.00 tё mbasdites, ku pritet tё votohet rezultati i dalё nga numёrimi i 26 kutive me vota tё kontestuara pёr Bashkinё e Tiranёs. Nga ky numёrim, Rama ka marrё 16 vota e ndёrsa rivali i tij Basha 13 vota. Deri mё tani me kutitё e numёruara mё parё me vota tё hedhura nё kutinё e gabuar, Lulzim Basha ёshtё 73 vota pёrpara rivalit tё tij Rama.