Durrës, dy shtetas italianë kapen me dy kallashnikovë

Armë kallashnik / foto arkiv
Dy shtetas italianë janë arrestuar mbrëmë në qytetin e Durrësit pasi janë kapur me dy armë kallashnikov.
Policia ende nuk ka bërë publik identitetin e tyre dhe rrethanat e arrestimit të tyre.
Pritet që gjatë ditës së sotme policia e Durrësit të dalë në një konferencë për shtyp për detaje të mëtejshme të këtij zhvillimi. /M.Brunga/