Apel për president konsensual, Kacin: Liderët kryesor demode me konfliktet politike
Tiranë Brukseli vijon apelin ndaj klasës politike shqiptare për të arritur në një marrëveshje për president konsensual në vend. Mesazhi i rradhës vjen nga numri dy i delegacionit në Parlamentin Europian, Jelko Kacin. Sipas Kacin emri konsensual do të ishte një sinjal pozitiv dhe domethënës për Brukselin sa i përket marrjes se statusit kandidat.
Në një intervistë për AS, Kacin tha se në rast që politikanët nuk do të arrijnë të gjejnë emrin konsensual, ato do të dëmtojnë imazhin e tyre dhe të Shqipërisë akoma më shumë.
Jelko Kacin tha: Unë do të thosha, se njerëzit në Shqipëri janë të ngopur tashmë me konfliktet mes liderëve kryesorë. Dhe këto konflikte, që rikthehen, nuk mirëpriten në Shqipëri. Pra, unë shpresoj se drejtuesit kryesorë do të kenë mësuar diçka nga këto ngjarje, përndryshe, do të bëhen më shumë démodé seç janë tani.
Apeli për president konsensual është përsëritur vazhdimisht nga Brukseli nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Shqipëri. Pak ditë më parë më parë edhe trojka e ambasadorëve i kërkoi politikës shqiptare konsensusin për presidentin.