E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Me PD edhe pas 2013

Share

Gjate vizites se tij ne Selanik, i pyetur nga Top Channel për zgjedhjen e presidentit dhe negociatat midis partive, Meta është shprehur: Të krijojmë mundësinë që përmes zgjedhjes së presidentit të ketë një pikë tjetër bisedimi midis aktorëve kryesorë politikë për të bashkëpunuar dhe për të vijuar disa reforma tepër të rëndësishme ashtu siç janë ato në fushën e drejtësisë, të cilat kërkojnë në shumicën e rasteve edhe ligje apo ndërhyrje në ligje me një shumicë të kualifikuar.

Përsa i përket bashkëpunimit të LSI-së me PD-në, Ilir Meta ka pohuar se do të vazhdojë edhe për zgjedhjet e 2013: LSI ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojë me të gjitha forcat politike. Ne i jemi përmbajtur dhe do i përmbahemi me shumë seriozitet implementimit të marrëveshjes 4-vjeçare të nënshkruar me PD-në pas zgjedhjeve të vitit 2009.

Pas mbledhjes, kreu i LSI-së, i shoqëruar në këtë takim edhe nga kryetari i degës së Korçës, Piro Kapurani, si dhe deputeti Vangjel Tavo, ka shpërndarë teserat e para të kësaj partie në qytetin e Selanikut dhe në Greqinë e Veriut.

Në fund Meta është takuar me emigrantë dhe ka dëgjuar prej tyre problemet me të cilat përballen në realitetin e hidhur të krizës greke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›