E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, e përplasi motorçikletanë gjendje të rëndë 7-vjeçari

DURRES- Një fëmijë shtatë vjeçar është përplasur nga një motorçikletë në afërsi të stacionit hekurudhor në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke e braktisur të aksidentiuarin.
 
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë dërguar shtatë vjeçarin me urgjencë në spitalin rajonal të këtij qyteti, ndërsa është shtruar në sallën e reaminacionit ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
 
I aksidentuari është identifikuar si shtetasi me inicialet E.Z, nga Vushtria e Kosovës dhe kishte ardhur bashkë më familjen për pushime në qytetin bregdetar, ndërsa në momentin e aksidentit ai ndodhej i vetëm.
 
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit që përplasi shtatë vjeçarin.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›