Durrës, ekzekutohet 35 vjeçari

Viktima po udhëtonte me makinen e tij për në shtëpi, i shoqëruar nga gruaja e tij. Ai u ndalua nga dy persona dhe menjëherë njëri prej tyre e qelloi drejt e në gjoks duke i marrë jeten.
Policia deklaroi se viktima është Shyqyri Deliallisi, 35 vjec nga lagjia 13 e Plazhit. Vrasja ndodhi në një rrugë të errët dhe menjëherë postoblloqe të policisë u ngriten duke ushtruar kontrolle për identifikimin e dy autoreve, të cilët u larguan me shpejtësi duke lënë pas viktimën dhe të shoqen e shokuar.
Burime nga grupi hetimor thanë se po punohet për të zbardhur motivet e këtij ekzekutimi duke u ndalur në konfliktet që viktima ka pasur.
Ndërkaq u mor edhe dëshmia paraprake e bashkëshortes se 35 vjeçarit, e cila nuk ka mundur të tregojë shumë mbi ate që ndodhi në vetëm pak çaste.