Thaçi shkarkon edhe tre shefa të agjencive
Kryeministri Hashim Thaçi njoftoi sot se ka shkarkuar kryeshefat ekzekutivë të Agjencisë Pyjore të Kosovës, të Entit të Statistikave të Kosovës dhe atë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Shkarkimi thuhet se bëhet në kuadër të fuqizimit të qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit, duke u mbështetur në kompetencat e kryeministrit sipas Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Thaçi ka vendosur që të suspendojë nga detyra kryeshefit e deritashëm të Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK), Muzafer Luma.
“Vendimi për suspendimin e Lumës është marrë pas konstatimit të përgjithshëm se në APK është treguar performansë e dobët në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të kërkuara. Arsyet e vendimit ndërlidhen edhe me të dhënat e ofruara nga raporti i Auditorit të Përgjithshëm e që konsistojnë me vërejtje për aktivitete të prokurimit në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, si dhe dhënie në shfrytëzim të tokës pyjore në kundërshtim me ligjin”, thuhet në një komunikatën shpërndarë medieve.
“Në kuadër të APK-së janë vërejtur edhe mungesa e mbikëqyrjes dhe menaxhimit efikas të stafit të agjencisë, mospërfillje të vendimeve të Inspektoratit të Pylltarisë, mungesë efikasiteti në mbrojtjen dhe kontrollin e pyjeve, mosrealizim i planeve të ripyllëzimit dhe të rrallimeve parakomerciale të pyjeve si dhe dështim në parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve dhe mosraportim real për prerjet ilegale”.
Kryeministri Thaçi ka vendosur që të mos i vazhdohet kontrata kryeshefit Ekzekutiv të Entit të Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati. “Vlerësimi negativ për punën e Kastrati ndërlidhet me shkeljet e vazhdueshme që janë evidentuar edhe në raportet e Auditorit të Përgjithshëm, përfshirë vërejtjet për aktivitete të dyshimta të prokurimit, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Në përgjithësi, Kastrati ka dështuar në menaxhimin efikas të Entit të Statistikave të Kosovës dhe nuk a arritur rezultatet e kërkuara”, vazhdon komunikata.
Gjithashtu, Kryeministri Thaçi ka vendosur që të shkarkojë nga detyra edhe kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Hamit Basholli, si pasojë e rezultateve të dobëta në punën e kësaj agjencie, si dhe mosmenaxhimit efikas të saj.
Vendimet e sotme, theksohet në njoftimin e Kryeministrisë, bazohen në dëshmitë e bazuara të ofruara në Zyrën e Kryeministrit në lidhje me performansën e zyrtarëve të suspenduar, si dhe në rezultatet e punës së agjencive përkatëse.
Vendimet cilësohen si pjesë e angazhimeve në kuadër të rritjes së efikasitet në punën e këtyre agjencive, me qëllim të fuqizimit të qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, rritjes së transparencës, si dhe në frymën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.