E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja nervozon Erionin

14/04/10 00:50

Banorët janë mbledhur në dhomën e gjumit dhe fillojnë të luajnë me fjalë dhe shkronjat e alfabetit. Gjatë kohës që luajnë ata debatojnë duke ngritur zërin për banorët që bëjnë hile në lojë. Erioni u kërkon disa herë që të ulin zërin, por banorët vazhdojnë të luajnë me të njëjtat ritme. Kështu për Erionin ishte e pamundur që të qetësohej nën zhurmat e banorëve të tjerë. Ai revoltohet dhe del në sallon ku ndodhet Kika dhe Tatiana që bisedojnë për lojën dhe nominimet. Ata të dy heshtin teksa vjen Erioni i nervozuar dhe duke sharë me zë të lartë. Kika dhe Tatiana e pyesin se çfarë ka ndodhur dhe Erioni thotë se banorëve u kishte kërkuar disa herë që të ulnin zërin, por ata nuk e kishin bërë këtë. Më pas ai largohet dhe Tatiana shkon në dhomën e gjumit dhe fillon të luajë me banorët e tjerë, ndërsa Kika del të pijë cigare vetëm. Erioni ulet pranë dritares dhe vështron shiun i mërzitur. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›