Durrës, ekzekutohet biznesmeni i ndërtimit
Një vrasje është shënuar sot në lagjen nr 13 të qytetit të Durrësit.
Një biznesmen ndërtimi është ekzekutuar me armë mëngjesin e sotëm nga 2 persona ende të paidentifikuar.
Sipas policisë, viktima është identifikuar si shtetasi Flaurent Cani, investitor në fushën e ndërtimeve ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, biznesmeni është qëlluar nga 2 persona të cilët janë larguar me një motorr.
Menjëherë biznesmeni është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.