Pukë, vetëdorëzohet autori i vrasjes së 22-vjeçarit
Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes së 22-vjeçarit Bardhok Përndreca në Pukë.
Sipas policisë, 30-vjeçari Festjon Luka është dorëzuar mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Pukës.
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e djeshme në fshatin Gojan të Pukës ku Luka qëlloi për vdekje me pistoletë 22-vjeçarin Përdrenca pas një konflikti të çastit me të.
Ndërkohë punonjësit e policisë janë duke marrë në pyetje autorin e dyshuar të vrasjes së 22-vjeçarit për të zbardhur të gjitha rrethanat e krimit të rëndë.