E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vetëvritet me armë 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Durrës ndërsa dyshohet se ai është vetëvrarë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në afërsi të pishave në sektorin Rinia në Durrës është gjetur i pajetë 40-vjeçari Shkëlqim Mullaj nga fshati Xhafzotaj.

Sipas policisë, Mullaj u gjet i vrarë me një pistoletë model 54 në automjetin e tij ndërsa në makinë u gjet edhe një letër ku viktima shprehte edhe arsyet të cilat e kanë çuar në marrjen e këtij vendimi.

Ndërkohë pritet që në orët në vijim policia e Durrësit të japë më shumë detaje për motivet të cilat e kanë çuar 40-vjeçarin të ndërmarrë këtë hap tragjik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›