E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, ekzekutohet në pritë një 30- vjeçar

Policia e Durresit

DURRES- Ekzekutohet në pritë një 30- vjeçar nga Kavaja. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 18:20 në qytetin e Durrësit, në zonën e plazhit tek vendi i quajtur Shkëmbi i Kavajës”.

Pak minuta pas ngjarjes policia tha se në bazë të dokumenteve të identifikimit, viktima është identifikuar si Ervis Dede, 30 vjeç, nga Kavaja. Viktima është ekzekutuar brenda një makine me rreth 10 plumba. Automjeti ku u gjet viktima është tip BMW me targë AA 481 CT, dhe është gjetur në një rrugë dytësore.

Të paqarta janë motivet që kanë çuar në ekzekutimin e personit.  Ndërkaq, mësohet se policia ka gjetur një makinë të djegur rreth 2 km larg vendit të ngjarjes, që mendohet se i përket autorëve të vrasjes. Makina është gjetur në zonën e quajtur Kodrat e Arapajt, ku autorët kanë djegur makinën, pranë tuneleve të një ish Reparti Ushtarak,  dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia vazhdon hetimet, ndërsa janë ngritur patrulla policie tek Shkembi i Kavajes dhe në pika te tjera te kyçe.

Në po të njëjtin vend, vetëm pak ditë më parë është ekzekutuar me katër plumba në sy të gruas një 44-vjeçar nga Kosova. Skënder Spahia, 44 vjeç nga Prishtina, u qëllua nga një distancë fare e afërt nga dy persona ende të paidentifikuar. Ngjarja e rëndë u regjistrua afër mesnatës, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›