Durrës, një person ekzekutohet me armë zjarri

Policia e Durresit
Një person ende i paidentifikuar është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja e rëndë është shënuarpak minuta me pare në qytetin e Durrësit, në zonën e plazhit tek vendi i quajtur Shkëmbi i Kavajës”.
Viktima mësohet se është i seksit mashkull, ndërsa nuk ka ende asnjë të dhënë tjetër lidhur me të.
Të paqarta janë edhe motivet që kanë çuar në ekzekutimin e personit. Policia është në vendngjarja, ndërsa ka nisur hetimet, po punon edhe për kapjen e autorit të vrasjes.
Në po të njëjtin vend, vetëm pak ditë më parë është ekzekutuar me katër plumba në sy të gruas një 44-vjeçar nga Kosova. Skënder Spahia, 44 vjeç nga Prishtina, u qëllua nga një distancë fare e afërt nga dy persona ende të paidentifikuar. Ngjarja e rëndë u regjistrua afër mesnatës, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.