Hiqen kangjellat rrethuese te Kryeministrise
Një ditë pas mbledhjes së parë të Këshillit të Ministrave të drejtuar nga Edi Rama, në selinë e Kryeministrisë kanë filluar të shihen edhe ndryshimet e para të pamjes së jashtme. Kangjellat rrethuese të selisë qendrore të Qeverisë shqiptare filluan të hiqen. Mësohet se godina do të rikthehet në versionin e saj fillestar. Kangjellat rrethuese të Kryeministrisë u vendosën në vitin 1998 për arsye sigurie, pasi ajo u sulmua, kur Kryeministër i vendit ishte Fatos Nano.