Durrës, familjarët denoncojnë zhdukjen e 2 vajzave
DURRËS- Zhduken në mënyrë misterioze dy vajza në qytetin e Durrësit. Denoncimi është bërë nga familjarët e tyre ndërsa mësohet se të dyja rastet nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën, megjithëse zhdukja e tyre ka ndodhur në të njëjtën kohë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se vajzat janë një 21 vjecare nga Tropoja banuese në Durrës dhe një 18 vjecare nga Dibra banuese në po në qytetin e bregdetar, të cilat janë larguar nga shtëpia paraditen e djeshme dhe nuk janë kthyer më.
Policia ka nisur mënjëherë aksionet për gjetjen e vajzave ndërkohë që raste të tilla janë bërë të shpeshta në qytetin bregdetar.
Pak muaj më parë dy adoleshente u larguan nga shtëpia dhe tentuan të vetëflijoheshin duke u mbytur në det për shkak të rezultateve jo të mira në mësime, por fatmirësisht policia mundi të shmangte tragjedinë.
(e.n/BalkanWeb)