Parandalimi i HIV/AIDS 90 e te denuarve i nenshtrohen testimit vullnetar

Projekti zbatohet prej 4 vitesh ne te gjitha burgjet shqiptare u realizua trajnimi i stafit te sistemit dhe te burgosurve
Parandalimi i HIV/AIDS ne sistemin e burgjeve dhe rritja e ndergjegjesimit per marrjen e informacionit per kete semundje vdekjeprurese ka bere qe 90 e te denuarve dhe paraburgosurve ti nenshtrohen testimit vullnetar nderkohe qe kane nisur trajnimet mes stafit te burgjeve dhe te burgosurve me qellim shperndarjen e informacionit te popullata e burgosur dhe marrjen e masave per identifikimin e kesaj semundjeje. Ne burgjet shqiptare eshte zbatuar me sukses per gati kater vjet projekti Per parandalimin e HIV/AIDS i cili kishte per objekt rritjen e informacionit dhe ndryshimin e qendrimeve te administrates se burgjeve ne menyre qe te jene ne gjendje qe te krijojne nje ambient mbeshtetes per parandalimin e HIV/AIDS ne sistemin e burgjeve si dhe shperndarjen e informacionit te popullata e burgosur. Pjese te grupit qe punuan per zbatimin e ketij projekti me rendesi ne sistemin penetinciar ishte stafi i sistemit te burgjeve dhe personat me liri te kufizuar. Perfitues nga ky projekt ishin 64 persona te stafit te shendetesise dhe policor si dhe 70 e personave me liri te kufizuar ne IEVP Vlore Jordan Misja Vaqarr Ali Demi Peqin Durres Spitali i Burgut Lezhe Mine Peza Rrogozhine Instituti i te Miturve Kavaje. Ky projekt u realizua nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ne bashkepunim me shoqaten Stop Aids financuar nga Global Fund per HIV/AIDS si dhe Programi Kombetar i HIV/Aids ISHP. Ky bashkepunim ka filluar prej gushtit te vitit 2006 e po zbatohet edhe ne ditet e sotme.
Projekti
Projekti per parandalimin e HIV/AIDS dhe shperndarjen e informacionit per kete semundje te rende mes grupit te personave me liri te kufizuar u konceptua ne tri faza. Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria e burgjeve faza e pare i perket periudhes gusht 2006-korrik 2007 dhe perfshinte qendrat e vuajtjes se denimit te IEVP Vlore Jordan Misja Vaqarr Ali Demi Peqin. Faza e dyte sipas po te njejtave burime permbledh periudhen kohore gusht 2007-prill 2009 ku u punua ne keto institucione Durres Lezhe Spitali i Burgut Mine Peza Rrogozhine. Ndersa faza e trete shtrihet per periudhen prill 2010-mars 2011 dhe eshte fokusuar ne IEVP Durres Rrogozhine Ali Demi dhe Instituti i te Miturve Kavaje. Synimi kryesor i projektit eshte rritja e ndergjegjshmerise se administrates se burgjeve per krijimin e nje ambienti sa me te pershtatshem per parandalimin e HIV/AIDS dhe sigurimi i informacionit te nevojshem per popullaten e burgosur per keto semundje infektive. Gjate zbatimit te projektit jane kryer nje sere aktivitetesh si seminare trajnuese me stafin mediko-social identifikimi i grupeve ne rrezik testimi per HIV dhe njohjen e situates epidemiologjike per IST seanca informimi-sensibilizimi ne IEVP dhe identifikimi dhe trajnimi i grupeve Peer Edukator. Gjetjet kryesore gjate zbatimit te projektit ishin se te burgosurit jane me risk te larte ne lidhje me infeksionin HIV per shkak te nivelit te ulet te informacionit si dhe marredheniet seksuale apo sjelljet me risk qe ata kane pasur perpara se te burgoseshin. Eumlshte me interes te theksohet fakti se mbi 90 e te denuarve dhe paraburgosurve ne IEVP e siperpermendur shprehen vullnetin e tyre per te kryer nje testim vullnetar per HIV duke ruajtur konfidencialitetin. Kjo si rezultat i sensibilizimit dhe rritjes se nivelit te njohurive te burgosurve. Gjate zbatimit te ketij projekti u trajnuan 64 persona te stafit mediko-social ne sistem 60 persona te stafit policor testimi vullnetar per HIV dhe Hepatit B i 1500 te denuarve dhe paraburgosurve si dhe trajnimi i 36 te burgosurve qe do te sherbejne si Peer Edukatore. Projekti ka hyre ne fazen e trete qe perfshin periudhen prill 2010-mars 2011. Perpos synimeve te meparshme qellim kryesor gjate kesaj periudhe eshte bere rishikimi i legjislacionit ekzistues ne lidhje me HIV/AIDS per te denuarit dhe paraburgosurit. Fokusi i projektit do te jene vecanerisht te miturit dhe te rinjte e denuar dhe paraburgosur ne menyre qe te marrin te gjithe informacionin e nevojshem per mbrojtjen nga keto semundje infektive perfundojne per kete projekt te rendesishem burime zyrtare nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve.