Mesnata arrestohen 3 persona per armembajtje pa leje

Policia e Elbasanit ka vene ne pranga 3 persona te akuzuar per armembajtje pa leje gjate oreve te vona te nates te se henes. Operacioni Mesnata arrestoi ne flagrance tre te dyshuarit dhe u sekuestruan armet qe mbaheshin pa leje nga te arrestuarit. Nga burime zyrtare policore mesohet se Ilir Bezhani 25 vjec Eraldo Sulovari 20 vjec dhe Ermir Zace 22 vjec te gjithe nga Elbasani jane arrestuar pas nje pune hetimore te kryer nga efektivat e Policise se Elbasanit dhe mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative. Sipas policise pas arrestimit te dyshuarve u jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale 1 pistolete me mulli disa fisheke pistolete tri doreza metalike perforcuese grushti dhe dy arme te ftohta te llojit thike.Nderkaq uniformat blu kane ngritur nje grup pune per te hetuar me tej per zbardhjen e plote te ceshtjes. Mesnata eshte zhvilluar ne vijim te operacioneve te organizuara nga forcat policore te Elbasanit per arrestimin e personave qe mbajne arme pa leje.